Ramazani, 30 ditë agjerim/ Muaji i shenjtë për besimtarët myslimanë

schedule15:15 - 11 Mars, 2024

schedule 15:15 - 11 Mars, 2024

Për besimtarët myslimanë ka mbërritur momenti më i rëndësishëm i fesë së tyre. Këtë 11 mars ka nisur muaji i shenjtë i Ramazanit. Për 30 ditë besimtarët do të agjerojnë, duke shmangur ushqimin për shumë orë, në shenjë të sakrifices dhe nderimit ndaj Zotit. Sipas besimit islam, agjërimi i ndihmon myslimanët të mesojnë durimin, modestinë dhe sjell përfitime shpirtërore.

Bujar Ahmeti agjëron prej 30 vitesh. Herën e parë kur agjëroi e kujton ende sot, ishte viti 1994.

“Është bërë shkak i shokëve të mi të shkollës, u impresionova kur i pashë po shkonin në xhami, i thashë nuk jam gati dhe shkova një ditë tjetër me tim atë. Dhe aty kam filluar edhe agjerimin.”

45 vjecari thotë se ky muaj i jep qetësi dhe kënaqësi shpirtërore.

“Lidhet drejtpërsërdrejti me Zotin. Të privon nga shumë gabime gjëra që njeiut i ndodhin gjatë gjithë jetës. Feja është edukatë, kulturë dhe një e mirë që njeriu duhet ta ketë. Muaji i ramazanit agjërohet për Zotin.”

Bujari tregon se e gjithë familja e tij sot agjëron, ndërsa dikur ka qenë shumë e vështirë për ta, kur diktatura ndaloi besimin.

“Të gjyja gjyshet e mia kanmë agjëruar. ato rrinin në shtëpi dhe nuk ishin të privuara. Më të privuar kanë qenë prindërit, nuk lejoheshimin të agjëronin, nuk kishin mundësi. Edhe opinion ndikonte, ishte problem. Agjërojmë të gjithë si familje, prindërit, nusja ime.”

Sipas 45 vjecarit më e veçanta e këtij muaji është fakti që Ramazani i mbledh të gjithë bashkë.

“Është muaji më i bukur që ekziston. Që nga falja eë sabahut, ditët në vzhdim duke lexuar kuranin, duke u vëllazëruar më shumë me njëri tjetrin. është i vecantë na bashkon më shumë me njëri tjetrin.”

Nënkryetari i komunitetit myslmina, Taulant Bica e cilëson muajin e Ramzanit si pastrim shpirtëror. Në këtë muaj besimtari qëndron larg veseve të këqija.

“Zgjon ndjenjën e mëshirës tek cdo njeri. Ne agjrëojmë për të kërkuar falje dhe për të na i falur gabimet. Muaji i ramazanit cdo besimtar e shikon si muaji i ofertës së madhe. Mundohet jetën e tij vjetore ta ndërtojë me në fokus me muajin e Ramazanit.”

Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit besimtarët solidarizohen me të varfërit dhe njerëzit në nevojë.

“Mundohemi që të solidarozohemi dhe yë jemi më bujarë me të gjithë njerëzit pa bërë dallim besimi, sepse nevojtari është nevojtar. Dikush mund të japë një shumë të konsiderueshme, dikush mund të japë ushqime.”

sipas besimit islam një kategori e caktuar nuk jane te detyruar për të agjëruar.

“Nëse një person është udhëtar, e ka të lejuar që të mos agjërojë. Të sëmurët, dhe doktori ka vendosur që ky person duhet të konsumjë ilace, pra mjeku nuk i jep leje. Nënat me fëmijë të vegjël, gratë shtatzënë dhe gratë që janë në një fazë të papërshtatshme.”

Muaji i Ramazanit mbyllet në 10 prill me festën e madhe të Fiter Bajramit.

/abcnews.al