Ministrja e Arsimit, Besa Shahini përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” bën me dije se për të gjithë nxënësit, sot ka nisur shpërndarja e librave falas.
Me libra falas do të pajisen të gjithë nxënësit deri në klasën e 7-të dhe kategoritë e veçanta deri në klasë të 12-të, bën me dije Shahini.
Statusi:
Sot ka filluar shpërndarja e librave falas me përfitues direkt mbi 250 mijë nxënës në të gjithë vendin: të gjithë nxënësit deri në klasën e 7-të dhe kategoritë e veçanta deri në klasë të 12-të.
Është shumë e rëndësishme që edhe gjatë ditëve në vijim gjatë shpërndarjes së librave, çdo nxënës, prind e mësues të ruajë kujdesin ndaj secilit dhe të respektojë rregullat e distancimit fizik.
/abcnews.al/