Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Nis shitja e biletave për Poloninë/ FSHF njofton nisjen e procesit që do të zgjasë vetëm 48 orë

schedule18:09 - 16 Mars, 2026

schedule 18:09 - 16 Mars, 2026

Sfida është në prag, ndërsa ata që duan ta ndjekin në stadium duhet të nxitojnë.

Shqipëria luan në 26 mars në Varshavë ndaj Polonisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, dhe Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ka hapur procesin e blerjes së biletave të këtij dueli nga ata e tifozëve.

Me një njoftim në faqet e saj zyrtare onlajn dhe në rrjetet sociale, institucioni i kryesuar nga presidenti Duka jep linkun ku të interesuarit duhet të aplikojnë për të fituar të drejtën që të jenë në Stadiumin Kombëtar të Varshavës në 26 mars.



Çdo person mund të bëjë kërkesë deri për dy bileta, ndërsa aplikimi do të jetë i hapur gjithsej për 48 orë.

Pas këtij afati, Federata njofton se do të bëhet përzgjedhja e fituesve të hyrëseve në stadium me përzgjedhje rastësore.

Ata që do të kenë të drejtë për biletë do të marrin një mesazh në postën e tyre elektronike dhe duhet të bëjnë pagesën brenda 24 orëve, që nga momenti i njoftimit, e në përfundim ata do të kenë një link për të pasur biletën elektronike në telefonat celularë.

Shqipëria ka të drejtë për 3 000 bileta për ndeshjen e gjysmëfinales së plej ofit të Botërorit, në stadiumin me 60 000 vende, ndërsa u bë një përpjekje e pasukseshsme për të arritur në 5 000.

Kombëtarja u kualifikua për në plej of të Kupës së Botës për herë të parë në historinë e saj, duke dalë e dyta në një grup me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Në rast suksesi ndaj Polonisë, kuqezinjtë do të luajnë finalen e plej ofit në 29 mars në fushën e Suedisë ose në terren asnjanës ndaj Ukrainës, që do të vendosë nëse do të shkojmë në Botëror./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!