Kuvendi nisi mbledhjen sot pasdite në seancë plenare ku në rend të ditës janë disa vendime dhe projektligje të rëndësishme, ndër të cilët veçojmë projektvendimin për emërimin e një anëtarët të Gjykatës
Kushtetuese, atë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, për emërimin e një anëtari të bordit të ERE-s, apo ndryshimet në Kodin Rrugor.
Kuvendi nisi mbledhjen sot pasdite në seancë plenare ku në rend të ditës janë disa vendime dhe projektligje të rëndësishme, ndër të cilët veçojmë projektvendimin për emërimin e një anëtarët të Gjykatës Kushtetuese, atë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, për emërimin e një anëtari të bordit të ERE-s, apo ndryshimet në Kodin Rrugor.
Po ashtu, në rend të ditës janë dhe disa marrëveshje të fushës financiare si ai për ndryshimet në buxhetin e vitit 2022, ratifikimi i marrëveshjes së huasë, me Fondin Saudit për Zhvillim, për projektin e ndërtimit të lotit të tretë të rrugës Qukës-Qafa e Plloçë, ai për aderimin në iniciativën e përbashkët për rregulloren e brendshme për shërbimet e Organizatës Botërore të Tregtisë si dhe ai për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”.
Pas debateve të gjata në komisionet parlamentare, Kuvendi pritet të miratojë në seancën e sotme edhe projektligjin “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë” dhe atë “Për titujt e nderit dhe titujt vendore të nderit në Republikën e Shqipërisë.
Ndiqni më poshtë zhvillimet më të fundit nga Kuvendi:
Seanca parlamentare ka vijuar me debate mes kryeministri Edi Rama dhe deputetit Agron Shehaj, i cili e akuzoi të parin se fshihet pas një kompanie offshore të lidhur me inceneratorët.
Pas fjalës së Ramës, Shehaj e akuzoi kryeministrin se është kapur me kompani offshore në Delaware, lidhur me tenderin e një prej segmenteve të Unazës së Madhe.
Rama tha se kompania nuk ka marrë asnjë lek, madje i kalënë të gjitha në garanci, teksa ka humbur edhe gjyqin.
“E kupton se çfarë thua apo jo. Kompanitë offshore janë bërë për tu fshehur dhe unë s’kam nga ta di që je ti atje, se janë bërë për t’u fshehur. Me këtë i bie që jemi të gjithë offshore. Ore seriozisht e ke se me thua pastaj pse thua je idiot apo bën vet. Unë të pyeta, je idiot apo bën vet, mbase bën vet.
Ju doni të përmbysni edhe normat më elementare të komunikimit të njeriut me njeriun. Ti më thua mua u kape me falsifikim në Delaëare. Prandaj them unë, je i vetëdijshëm ti? Je idiot apo bën vet? Kompania jo vetëm që nuk ka marr asnjë kokërr leku, por i ka lënë të tëra paratë që vuri garanci, e ia mori buxheti i shtetit, humbi dhe gjyqin por garanci”, tha Rama.
Kryeministri iu përgjigj edhe akuzave se ai po bën viktimën, duke vënë në dukje se Shehaj nuk ka asnjë provë për pretendimet e tij, ndërsa i kërkoi të mos i përmendë familjen.
“Flet gjëra që mua nuk do më shkonin kurrë ndër mend. Dhe unë nuk kam prova por jam i bindur që ti je i feshur se ti je burrë i poshtër. U bë për të thirrur urgjencën këtu, shko bëj një skaner. Unë se’ kam bërë kurrë vitkimën, po ti nuk më tregon dot mua as se ku shkollohen fëmijët e mi as ku është dhe çfarë bën familja ime. Jeni bërë fare mo, nuk kuptoni gjë fare, nuk e di si ia bëni natën, flisni përçart. Për gjërat për të cilat fole ka një provë shumë të madhe. Ka një system drejtësie që në këtë raste po bën punën e vet detaj për detaj”, tha Rama.
21:22- Shehaj: Kryeministri qëndron pas kompanisë ofshore në Holandë. Rama: A jeni idiotë apo bëni vetë?
Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PD, Agron Shehaj kanë debatuar ashpër në parlament.
Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se është ai që fshihet pas kompanisë ofshore në Holandë e cila rezulton të jetë pronarja e inceneratorit të Tiranës.
Menjëherë pas kësaj akuze kryeministri Rama tha se kjo nxori edhe njëherë dilemën e madhe nëse deputetët e opozitës janë apo bëjnë si idiotë.
Ndërsa nuk mungoi dhe ironia e kryeministrit në drejtim të deputetit Shehi, pas komenteve që ky i fundit bëri për lidhjen që sipas tij Rama ka me inceneratorin.
Pjesë nga debati:
Shehaj: Ajo që ndodh sot në Shqipëri është se pronari i inceneratorit të Tiranës është shpallur në kërkim nga prokuroria, por qeveria vazhdon e paguan sepse pas kompanisë ofshore në Holandë qëndron kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe kryeministri Rama.
Rama: Zoti Shehaj ju thatë që unë fshihem pas një kompanie ofshore në Holandë, mbi ç’bazë? Faleminderit.
Shehaj: Atëherë! Zoti kryeministër inceneratori i Tiranës, koncensioni i është dhënë Klodian Zotos pas një propozimi të tij. Ju në fillim thatë që nuk do ishte zoto por një sipërmarrje italiane, pastaj zbuluam se ishte i njëjti njeri që kishte marrë Elbasanin dhe Fierin. Të njëjtën ditë që ju firmosët kontratën ja dhatë Zotos, të cilës ai ja transferoi një kompanie ofshore në Holandë. Pastaj doli që Zoti ka kryer korrupsion, inceneratori i Tiranës vazhdon të jetë teorikisht nën pronësinë e një kompanie ofshore në Holandë. Fakti që ju i jepni një njeriu që është i përfshirë në një aferë korruptive, duke mos bërë asnjë lloj gare, fakti që ky zotëria e merr dhe e çon në ofshore, fakti që ju e paguani, inceneratori i Tiranës është në pronësi të një njeriu që është në kërkim,. Paratë kalojnë nga Bashkia e Tiranës në xhepat e Chafalone. Pse them unë që pas kompanisë ofshore jeni ju? Sepse unë krijova bindjen pasi pashë çfarë ndodhi me kompaninë D-Albania, e cila fitoi tenderin duke mashtruar, ju i dhatë miliona euro. Po të ishit ju realisht të mashtruar nga ai zotëria, ai nuk do kishte kthyer paratë zoti kryeministër. Pra këto fakte më bëjnë mua të besoj se pas kësaj kompanie jeni ju.
Rama: Zoti Shehaj unë jam gjithmonë në dilemë kur ju dëgjoj, a jeni idiot apo bëni vetë. Ju thatë që unë fshihem pas një ofshore në Holandë dhe unë ju thashë a ka mundësi të vini këtu dhe të sillni provën për këtë që thoni se kjo është shumë e rëndë, që unë të fshihem pas një ofshore në Holandë, dhe ju ta thoni kët literalisht do të thotë që dispononi një provë, dhe nëse ju e dispononi unë duhet të jem para drejtësisë. Ju ftova të jepni provën, në të gjithë atë që thatë nxora p[përsëri dilemën time, jeni idiot apo bëni vetë. Ti thuash tjetrit që është në krye të qeverisë ti thuash që je i fshehur pas një kompanie ofshore në Holandë e më pas të dalësh e të bësh një skeç të Zhvejgut, që rruga Tiranë-Vlorë është kaq kilometra dhe unë kam lindur mes Selenicës, e të gjesh se gjyshja jote është 72-vjeç kjo është qesharake. Është si të them unë që je në kërkim ndërkombëtar, por duhet të jap një provë për këtë. Nuk mund të them se unë shoh që ju vraponi në drejtim të paditur dhe jeni në kërkim ndërkombëtar.
20:44- Balla: Rrugët e Saliut ishin si vula me foltoren sot. Sula: Pse nuk i denoncuat hajdutët
Investimet dhe projektet rrugore kanë qenë sërish temë e debatit mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvendin e Shqipërisë.
Deputeti demokrat Dashnor Sula akuzoi qeverinë se po vjedh në investimet në rrugë, madje shtoi se ende po vijohet dhe s’kanë përfunduar rrugët e nisura që në periudhën e qeverisë Berisha.
Por i menjëhershëm ishte reagimi i kreut të grupit parlamentar Socialist Taulant Balla i cili me ironi theksoi se rrugët e Berishës ishin fiks si vula me foltoren sot në PD, ku dy anët e urës nuk përputheshin me njëra-tjetrën.
Pjesë nga debati:
Balla: Nuk do ta kisha marrë fjalën për këtë çështje nëse Dashi nuk do kishte thënë disa të pavërteta. Në 25 qershor 2009 ti Dashi bashkë me Mondin, Ritvanin, Saliun e madh keni qenë sëbashku në fillimin e rrugës së Qafë Plloçës, e inauguruat rrugën, filloi rruga pa projekt, pasi filloi rruga me ca makina të rënda me ca eskavatorë, e vetmja gjë që u mbajt mend ishte shembja e shtëpive të disa familjeve. U shëmbën shtëpitë pasi rruga filloi në një zonë ku nuk ishte bërë studimi. Pasi u bënë zgjedhjet e 2009-t ju bëtë një tender, e cila e fitoi një kompani italiane, e cila ja dha një kompanie shqiptare e cila projektin e bëri nga zyra pa shkuar asnjë ditë në terren, dhe rruga rrëshkiste vend e pavend. Por më epik është një urë këmbët e së cilës ishin qesharake, pasi u punua nga dy krahët dhe këmbët dolën me 17 metra diferencë, fiks si foltorja me vulën. Ditën që bëhen bashkë Saliu me Ilirn 17 diferencë e urës është pak se duhet të jetë më e madhe. Nga 2009-ta në 2013 e kishit ju, pastaj e mori Iliri. Unë i kam kritikuar kolegët e mi ministra, pastaj që ditën e parë që kur u pre shiriti pa projekt pa studim fiziologjik. Sali Berisha tha në 2009-n se kjo rrugë vlen 7 miliardë lekë, por një rrugë pa projekt vlen edhe më pak. E vërteta është se kjo qeveri do ta mbarojë këtë rrugë i dashur Dash, i vemti merak që kam unë është rruga nga Qukësi dhe kilometrat e parë që përfshijnë dhe fshatin Karkavec që është zonë e banuar, dhe unë mendoj që zgjidhja do të gjendet. Unë shpresoj që juve tu kenë ardhur mend, dhe mos hyni më në debat me ne për çështjet e rrugëve. Pse ja fut kot mor Dash, si the: Aktorin e përzunë këta. Historia e Aktorit është që shkonte Saliu dhe thoshte bëje dhe këtë këtu, dhe Aktori i ka fituar gjyqet për gabimet që bëtë ju. Për këto rrugë ka patur dhe ca arrestime të drejtorëve të LSI. Deputetët e Elbasanit duhet të thonë faleminderit që më në fund po fillon dhe By Passi i Elbasanit dhe shumë i rëndësishëm. Dhe e fundit që duhet të na thoni faleminderit është “Korridori 8”, pasi është meritë e kësaj qeverie që është përfshirë në korridoret europiane.
Sula: Sigurisht në përgjigje të zotit Balla, e dëgjova me shumë vëmendje që tha që duhet të ishe para drejtësisë. A e di që ka një nen në Kodin Penal për shpërdorim detyre për mos veprim të detyrës. Ju keni para abuzim në këto vepra, dhe nuk keni denoncuar para drejtësisë hajdutët e këtyre përfitimeve, pse nuk i çuat. Sa për rrugën Tiranë-Elbasan firma Aktor u përzu.
19: 23- “Ik o legen …”, Çollaku për sherrin Noka-Alibeaj: E turpshme ajo që ndodhi në seancë
Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku e cilësoi një skenë të shëmtuar përplasjen në Kuvend mes Enkelejd Alibeajt dhe Flamur Nokës.
Në një lidhje me edicionin e lajmeve të orës 19:00 në Abc, Çollaku tha se është për të ardhur keq që po ndodhin këto gjëra brenda PD-së, ku përplasjet tashmë kanë mbërritur deri në parlament.
Ai tha se e gjithë kjo vjen për shkak të frymës dhe interesave personale që kanë disa persona brenda PD-së.
Konomi: Situata në PD nga seanca në seancë po degradon në sherre personale?
Çollaku: Unë jam ndier jashtëzakonisht keq për atë skenë. Nuk do doja të isha në një seancë të tillë ku demokratët sulmojnë njëri-tjetrin. Nuk kam çfarë t’i shtoj kësaj historie. Më erdhi keq të shihja një PD ku përplasen me njëri-tjetrin dhe në krahun tjetër shihje socialistët në sallë që talleshin. A ka mundësi të gjejmë një gjuhë të përbashkët? Unë mendoj se e kemi detyrim për gjetjen e një gjuhe të përbashkët. Kemi bërë dhe tentativa ku e fundi ishte zgjedhja e një kandidati të përbashkët, por dështuam, pasi dominuan interesat politike. Ajo që prishi marrëveshjen ishte fjalia: Hajde njihni statutin tim. Sa i përket këtyre skenave janë degraduese më vjen keq që marr pjesë në një seancë të tillë, më duket si një formë për të shpallur armik njëri-tjetrin.
Xhokaxhi: Zoti Çollaku deri tani në një farë mënyrë problemet tuaja i keni mbajtur jashtë sallës së parlamentit, si është e mundur që nuk mund ta shmangni të gjithë këtë?
Çollaku: Këtë po u them, duhet të ishte shmangur, është detyrimi ynë që kjo të shmanget, një PD e ndarë nuk mund të vijë në pushtet dhe duhet shumë pak për t’i thirrur arsyes, por unë nuk shoh vullnet për të tejkaluar momentet politike. Ne kemi një situatë ndarëse në PD prej një viti ku pati dhe përplasje në selinë e PD, mjerisht kjo përplasje erdhi dhe në parlament, kjo ndikon kudo pastaj, kjo është një dështim. Mjafton vullneti i mirë për të shkuar drejt zgjidhjeve të arsyeshme. Me një PD të ndarë ka pushteti ka qenë gjithmonë e më larg.
17:10- Bllokoi foltoren e Kuvendit, Nikolla përjashton nga seanca Flamur Nokën
Ka filluar me tension seanca e ditës së mërkurë, ku kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka ndërprerë dy herë zhvillimin e seancës, për shkak se deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren.
Debati nisi fillimisht brenda opozitës mes Enkelejd Alibeajt dhe Flamur Nokës, ku u përfshinë edhe Tritan Shehu dhe Luan Baçi.
Më pas deputeti Noka, Albana Vokshi dhe Luan Baçi bllokuan foltoren e parlamentit.
Pas shumë paralajmërimesh kryetarja Nikolla vendosi të zbatojë nenin 66 të rregullores së Kuvendit duke përjashtuar nga seanca e ditës së mërkurë Flamur Nokën.
16:17- “Ta tregoj unë ty…”, sherr mes demokratëve në Kuvend: Mos ma bëj dorën ashtu, je kokrra e legenit
Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate dhe përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike.
Ka qenë Flamur Noka ai që fillimisht ka kërkluar fjalën, duke vënë në dukje se grupi i deputetëve të Berishës është futur në listën e diskutantëve jashtë grupeve parlamentare.
Pasi Noka mbaroi fjalën e tij, pati përplasje mes deputetëve të grupit të Sali Berishës dhe grupit të Enkelejd Alibeajt dhe nuk kanë munguar edhe fyerjet.
“Je kokrra e legenit, ta tregoj unë pastaj. Këtu, këtu. Do vij të ta tregoj ty edhe atij tjetrit. Legen”, është dëgjuar të thojë Noka.
Ndërkohë edhe Alibeaj është dëgjuar duke fyer deputetin Tritan Shehu.
“Mos ma bëj dorën ashtu legen”, i ka thënë Alibeaj Shehut.
Seanca plenare e ditës së sotme ka nisur me debate në lidhje me kandidatin për Gjykatën Kushteteuse, Ardian Dvorani.
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha se Dvorani është një kandidat që vepron kundër ligjit.
“Çështja e dytë është për kandidatin e Gjykatës Kushtetuese. ëshët një kandidat, i cili ka qenë prokuror dhe ka kërkuar burg për ata që kërkuan lirm nga komunizmi. Është një kandidat që vepron kundër ligjit. I kam thënë që atë ditë kryeministrit, kë po bëni gati të sillni në Gjykatën Kushtetuese” tha Bylykbashi
Deputetit demokrat iu përgjigj kreu i grupit socialist, Taulant Balla, o cili theksoi faktin se Dvorani është cilësuar si kampion në luftën ndaj korrupsionit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sekretari i non-gratës duhet ta lajë gojën 100 herë para se t’i zërë emrin në gojë kampionit të antikorrupsionit të shpallur nga Blinken. Foltorja e ka kusht ta sulmojë një gjyqtar të ndershëm si Ardian Dvorani. Por është joetike që në fillim të seancës, kur nuk kemi shkuar ende tek ajo çështje. Kur kompetenca e kuvendit nuk është aspak të hyjë në një process që e ka bërë KED”, tha Balla.