Nis seanca për shkarkimin e Metës, Alket Hyseni prezanton raportin

schedule10:20 - 9 Qershor, 2021

schedule 10:20 - 9 Qershor, 2021

Ka nisur seanca plenare, ku sot pritet të votohet shkarkimi i presidentit Ilir Meta. Kreu i Komisionit Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit ka prezantuar nga foltorja e Kuvendit raportin e hartuar.

Ndër të tjera, Presidenti akuzohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe deputetëve u kërkohet që të votojnë pro për shkarkimin e tij.

“Në emër të Komisionit Hetimor për hetimin e shkeljeve të rënd atë Presidentit të paraqes raportin e këtij komisioni. Deputetët Kanë paraqitur propozimi9n për shkarkim e Kuvendit për shkarkim e presidentit Ilir Meta. Komisioni shqyrtoi në dy mbledhje kërkesën e deputetëve.

Komisioni pasi konstatoi se kërkesa e deputetëve plotëson kërkesat ligjore vendosi ngritjen e një Komisioni parlamentar. Kuvendi vendosi ngritjen e komisionit Hetimor të përbërë nga nëntë anëtarë. Objekti i ishte hetimi i akteve të kryera të presidentit gjatë fushatës dhe ditën e heshtjes zgjedhore përbëjnë shkelje të kushtetutës. Prishjen e ekuilibrit publik, dëmtimin e imazhit të vendit dhe marrëdhëniet me partnerët strategjikë të Shqipërisë,” u shpreh Hyseni. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!