I dha fund beqarisë në Maldive: Nis seanca për Fjolla Morinën, prokuroria kërkon 7 vite burg

schedule08:52 - 25 Mars, 2021

schedule 08:52 - 25 Mars, 2021

Ka nisur ditën e sotme seanca gjyqësore për këngëtaren e njohur kosovare Fjolla Morina. Mësohet se për rastin në fjale, prokuroria kërkon shtatë vite burg për trafikim armësh ndërsa mbrojtja kërkon ndëshkim me gjobë.

Ndërkohë, trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendimin.  Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete në makinë. Së bashku me të ishte i dashuri i saj dhe shoferi.

Lexo edhe: Fjolla Morina shijon muajin e mjaltit nga arratia, merr surprizën e këndshme nga biznesmeni

Kujtojmë që Fjolla pak ditë më parë i dha fund beqarisë, duke pranuar propozimin romantik të partnerit në Maldive. Ata zhvilluan edhe një ceremoni që u  komentua gjatë në mediat rozë. sb/abcnews.al/