Nis seanca në KPK për Sali Hasën, prokurori letër nga burgu: Nuk paraqitem

schedule10:15 - 1 Shtator, 2021

schedule 10:15 - 1 Shtator, 2021

Ka nisur seanca në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për prokurorin e Sarandës, Sali Hasa i arrestuar për korrupsion. Siç raporton gazetari Ermal Vija, Hasa ka lëshuar një deklarate nga burgu se nuk do te paraqitet sot në seancë.

Hetimi për prokurorin është kryer vetëm për pasurinë. Nga raporti ILDKPKI ka rezultuar se deklarimi nuk është i saktë, ka deklarim të rremë dhe mungesë burimesh.

Vlerësimi i pasurisë ku konstatohet se deklarimi nuk është i saktë, nuk ka burime financiare, ka kryer deklarim të rremë. Është bërë objekt i deklarimit të pasurisë në vitin 2004. Një apartament në Kavajë të cilin e la shitur, e ka deklaruar të shitur në shumën 1 milion e 500  mijë lekë në 1998. Mungesë dokumentacioni për ndërtimin e një karabinaje. Nuk justifikon 900 mijë lekë. Ka deklaruar truall 500 m2, për 400 mijë lekë në 1998, që është materializuar në vitin 2001. Ka mospërputhje në deklarimet për shitjen e pasurisë karabina, duke deklaruar vetëm shitjen e sipërfaqen e pronës. Komisioni konstatoi mungesë leje ndërtimi dhe dokumentacioni. Në analizën financiare ndërtimi në fjalë është vlerësuar në vlerën 3 mln e 600 mijë lekë, ndërsa subjekti e ka deklaruar në 2 milion lekë.

Sipas ILDKPKI, është i dyshimtë mos deklarimi i ndërtesës dhe shitblerja e saj pasi ka mospërputhje në deklarata. Mungesë dukomentacioni për shumën 2.5 lekë me të cilën deklaron se e ka shitur. 180 m2 sipërfaqja e karabinasë pa dokumentacion që justifikon burimet financiare. Apartament me sip 163m2 në Durrës, sipas kontratës janë paguar pjesërisht me afat përfundimi shlyerje në vitin 2001 për të cilin ka paguar 44 mijë dollarë amerikan. Mbetet e paqartë periudha e shlyerjes së kësaj shumë. Ka mungesë destinacioni.

Depozitë bankare në vlerën 2 milionë e 500 mijë lekë nga shitja e një shtëpi banimi. Kjo depozitë është deklaruar në vitin 2004, por sipas KPK nuk ka të dhëna për krijimin e pasurisë shtëpi banimi, duke ngritur dyshime për burimin e krijimit të depozitës.

Për një apartament në Sarandë, ILDKPKI pretendon se nuk është deklaruar kontrata e sipërmarrjes, si dhe ka deklarime kontradiktore dhe të pasakta për shlyerjen e kësteve për këtë pasuri. Gjithashtu, ka dyshime se apartamenti është blerë me çmim më të ulët se tregu,  në vlerën e 3 milionë e 960 mijë lekë.

Gjithashtu, bashkëshortja e prokurorit ka përftuar kredi të butë për strehim, kur nuk mund ta përfitonte, sa kohë kishin në pronësi apartament tjetër.

Kujtojmë se Hasa u arrestua ne qershor të këtij viti me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Sipas SPAK ai dyshohet se i mori një shumë parash shtetases Elsiona Papa, për ti pushuar dosjen vëllait të saj Emiljan Mirjanit, pasi akuzohej dhe ishte vënën nën hetim për plagosje.

Referuar dosjes së prokurorisë, Papa është fotografuar në zyrën e prokurorit sëbashku me Edison Korkutin, i cili u plagos nga vëllai i saj. Sipas hetimeve ajo ka e ndikuar te prokurori për të pushuar hetimet për vëllain e saj që akuzohej për plagosje me dashje dhe mbajtje të armëve te ftohta. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!