Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Nis së shpejti në ekranin e ABC, Kiara Tito rikthehet me emisionin e njohur

schedule22:00 - 1 Korrik, 2021

schedule 22:00 - 1 Korrik, 2021

Kiara Tito rikthehet në ekranin e ABC me emisionin e njohur “Doktor Plastik”. Pasi suksesit me spektaklin e modës “Style Star”, moderatorja e njohur vjen me sezonin e tretë të “Doktor Plastik” duke nisur nga 11 Korriku.

I ideuar dhe realizuar nga Elda Laze, këtë sezon ‘Doktor Plastik’ ndjek nga afër historinë e disa personazheve që i janë drejtuar “Spitalit Amerikan” për të kryer ndërhyrje estetike. Historitë personale të personazheve dhe ekipit mjekësor të spitalit do të mund t’i ndiqni gjatë 12 puntatave.

Me pjesëmarrjen e Dr. Rezarta Kapaj nga Spitali Amerikan 2 dhe prezantimin e Kiara Titos, edhe ky sezon premton t’ju mbajë mbërthyer para ekranit. Nga 11 Korriku, çdo të dielë, ora 20:30 mund të na ndiqni në ekranin e ABC./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!