Nis punën ministri i ri i Brendshëm francez: Populli dëshiron më shumë rend në rrugë dhe kufij

schedule12:24 - 23 Shtator, 2024

schedule 12:24 - 23 Shtator, 2024

Ministri i ri i Brendshëm i Francës, Bruno Retaillo, tha këtë të hënë se prioriteti i tij do të jetë “rivendosja e rendit” në rrugë dhe kufij.

“Populli francez dëshiron më shumë rregull, rend në rrugë, rregull në kufij,” tha Retaillo në fjalimin e tij të parë publik si ministër i Brendshëm.

Retayo, një senator konservator i njohur për pikëpamjet e tij të krahut të djathtë, ka bërë thirrje më parë për një qëndrim më të ashpër ndaj imigracionit.

Ai gjithashtu tha se nuk do të tolerojë asnjë dhunë verbale ndaj forcave të rendit dhe ligjit, të cilat i quajti “mburojat” e Republikës.

Tridhjetë e tetë anëtarë të qeverisë së re franceze të kryesuar nga kryeministri Michel Barnier zyrtarisht marrin detyrën këtë të hënë.

Përfaqësues të opozitës, liderë të ekstremit të djathtë dhe të majtë në Francë kritikuan përbërjen e qeverisë së re dhe mijëra njerëz dolën në rrugët e qyteteve franceze të shtunën për të dënuar qeverinë e Barnier./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!