Ka nisur punën komisioni i përbashkët Shqipëri-Itali për njohjen e sistemit të pensioneve, sigurimeve shoqërore dhe arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve.
Lajmin e bën të ditur Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa siç njoftohet, ky është një hap më pranë finalizimit të marrëveshjes që synon bashkimin e kontributeve shoqërore për qytetarët që kanë punuar në të dyja vendet.
MINISTRIA E JASHTME NË TWITTER
?Nis punën Komisioni i përbashkët
?????,për njohjen e sistemit të pensioneve & të sigurimeve shoqërore & arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve.Një hap afër finalizimit të marrëveshjes që synon bashkimin e kontributeve shoqërore për shtetasit që kanë punuar në të dyja vendet. pic.twitter.com/DafOxma0lf— Albanian MEFA ?? (@AlbanianDiplo) July 26, 2022
Kujtojmë se, siç ka bërë të ditur më herët gjatë këtij viti Bordi Drejtues i Shoqatës Kombëtare të Italianëve dhe Shqiptarëve për Pensionet, gjatë 2022 do të zhvillohen bisedime dypalëshe mes qeverive shqiptare dhe italiane për finalizimin e marrëveshjes së sigurimeve shoqërore.
Duke nisur nga viti 2023, qeveria italiane do të njohë edhe vitet e punës në Shqipëri, për emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin fqinj. Kështu, ajo u ka dhënë atyre të drejtën e pensionit në momentin që arrijnë moshën. Parlamenti italian e ka përfshirë këtë në projekt-buxhetin e Italisë për vitin 2022. /abcnews.al/