Nis puna për spitalin e Fierit, banorët: Betejën do ta fillojmë në gjykatë

schedule14:28 - 19 Janar, 2021

schedule 14:28 - 19 Janar, 2021

Këtë të martë në Fier kanë zbarkuar dhe makineritë e para që do të jenë pjesë e punës për ndërtimin e spitalit Rajonal në Fier.

Ky është një investim që do të bëhet nga qeveria turke dhe që duket që banorët që kundërshtonin marrjen e truallit të tyre tashmë janë tërhequr nga qëndresa e tyre në pronë dhe betejën do ta vijojnë në gjykatë.

Gazetarja Valbona Davidhi bën me dije se akoma nuk mund të quhet një çështje e mbyllur pasi shumë qytetarë vijojnë që të qëndrojnë mendimit se vlera nuk është e duhura.

Banorët shprehen se nuk janë të kënaqur pasi vlera që u është ofruar nuk është ajo që ka në të vërtetë toka e tyre.

Ky është një institucion që i shërben komunitetit dhe ne e kemi pranuar, por vlera e lekut nuk është e pranueshme dhe ne do ta vijojmë qëndrimin tonë në gjykatë. Ne nuk e dimë se sa e aftë do të jetë gjykata dhe se çfarë shteti kemi ne”, ka thënë një banor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!