Eksperti i sigurisë, Redjon Qirjazi thotë se marrëveshja me Italinë për prodhimin e anijeve luftarake, forcon marrëdhëniet mes dy vendeve.
Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Qirjazi u shpreh se Shqipëria është kontribuese për sigurinë.
“Është një marrëveshje shumë e mirë. Lejon të forcojë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë. Na bën konsumatorë të sigurisë, por edhe kontribues brenda NATO-s. Natyrshëm, kjo na pozicionin më mirë brenda aleancës, edhe si ofrues i sigurisë. Në 5-10 vitet e ardhshme, do të mbeten te ne, por a do ketë më interes Shqipëria të prodhojë këto anije? Nuk e shoh të keqe në thelb. I shërben ekonomisë së vendit, dakord. Si do të na shërbejë kjo në të ardhmen? Në thelb është marrëveshje e mirë, por nuk duhet të kënaqemi me të”, theksoi ai./abcnews.al


