Nis pelegrinazhi 13-javor në Kishën e Shna Ndout në Laç

schedule12:45 - 16 Mars, 2021

schedule 12:45 - 16 Mars, 2021

Ka nisur pelegrinazhi 13-javor në Kishën e Shna Ndout në qytetin e Laçit. Besimtarë të shumtë i janë drejtuar këtë të martë kodrës mbi këtë qytet për të gjetur ngrohtësi shpirtërore, duke drejtuar lutjet e tyre për qetësi, shëndet, harmoni dhe begati.

Vizitorët janë qytetarë të besimeve të ndryshme por janë të devotshëm në Kishën e Shna Ndout pasi besojnë në mrekullitë e saj.

Për të garantuar mbarëvajten e pelegrinazhit, janë angazhuar forca të shumta të Drejtorisë Policisë Qarkut Lezhë, të cilët kanë hartuar një plan masash të cilat do të zbatohen përgjatë 13 javëve në vijim.

Mijëra persona udhëtojnë çdo të martë drejt kishës së Shna Ndout në Laç të Kurbinit, ndërsa natën e 12 qershorit, kur është dhe festa e këtij shenjti. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!