Nis numërimi i votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së

schedule21:14 - 30 Prill, 2022

schedule 21:14 - 30 Prill, 2022

Ka nisur procesi i numërimit të votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së. Procesi i numërimit të votave do të zhvillohet në selinë PD.

Demokratët kanë votuar sot 150 emra nga 420 kandidatë për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Lexo edhe: 35 deputetë të PD-së mungojnë në Kuvendin Kombëtar, 17 të tjerë krah Berishës

Që prej më shumë se 6 orësh 1425 delegatë nga 1800 gjithsej janë mbledhur sot në Pallatin e Kongreseve për të mbajtur punimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Lexo edhe:Berisha voton për 150 kandidatët e Këshillit Kombëtar të PD-së

Vendimet e marra sot në Kuvendin Kombëtar:
1.Miratohen ndryshimet në statut
2.Miratohet data 22 maj për zgjedhjet për kryetarin e PD
3.Shpallet vakanca për pozicionin e kryetarit të grupit parlamentar të PD
4.Miratohet rezoluta.
5.Përzgjedhja me votim të fshehtë e Këshillit Kombëtar të PD
/abcnews.al/