Ka nisur edhe në qytetin e Durrësit, procesi i numërimit të votave. Durrësi është qarku i fundit që ka nisur procesin e numërimit, kjo për shkak të disa pretendimeve për parregullsi.
Mësohet se numri i votave në Durrës ka nisur rreth orës 03:30. Deri më tani janë numëruar 4 kuti në Shijak, votimi nga 481 në total. Deri më tani udhëheq Partia Socialiste me 601 vota ose 67.23 %. Ndërkohë Partia Demokratike numëron 258 vota, ose 28.86%.Për sa i përket LSI, numëron 17 vota deri më tani.
Durrësi ishte qarku i vetëm që nuk kishte nisur numërimi pasi pati probleme për shkak të mosmarrëveshjeve mes numëruesve, ku ato të PD u tërhoqën për t’u kthyer pak minuta më votë. /abcnews.al/