Nis në Madrid procesi gjyqësor ndaj liderëve pro pavarësisë së Katalonjës

schedule18:15 - 12 Shkurt, 2019

schedule 18:15 - 12 Shkurt, 2019

Ka nisur në Madrid procesi gjyqësor ndaj 12 liderëve katalanas pro pavarësisë, të cilët do të përgjgijen për organizimin e paligjshëm të referendumit në tetor të 2017-ës për varaësinë e rajonit nga Madridi.

Gjykata e lartë në Madrid, ka nisur procesin gjyqësor ndaj 12 liderëve katalanas në atë që është konsideruar në të vërtetë si një përballje mes vetëvendosjes së popullit kundër shtetit të së drejtës. Një betejë juridike ku ajo që do të thuhet do të vendosë dhe protagonistët e ardhshëm në skenën politike të separatizmit përballë bashkimit.

Liderët e revoltës separatist janë përballë gjykatësit ndërsa mungojnë ata që janë shpallur të arratisur. Të gjithë rrezikojnë dënime nga shtatë deri në 25 vjet burg me akuzën e rebelizmit.

Çështja ka lidhje me atë që ndodhi në 1 tetor 2017, data e referendumit për pavarësinë, i organizuar nga qeveria autonome katakanase në atë kohë e drejtuar nga Çarls Puidxhemon, e që u refuzua nga Madridi.

Mediat spanjolle japin një përshkrim të situatës ku vetëm Puidxhemon dhe pak liderë të tjerë janë të sigurtë ndërsa vendi mbetet gjithnjë e më i përçarë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!