Ka nisur në qytetin e Beratit vaksinimi masiv i qytetarëve. Sipas NJVKSH Berat kanë mbërritur doza të mjaftueshme të vaksinave kineze “Sinovac”.
Të njëjtat burime konfirmojnë se, procesi i vaksinimit po vijon normalisht në të 14 Qendrat Shëndetësore të Beratit dhe Dimalit, ku deri tani janë vaksinuar rreth 700 qytetarë të moshave mbi 70 vjeç.
Sipas NJVKSH Berat,vaksinimi po kryhet me vaksinatorë të kualifikuar dhe të trajnuar për këtë proces. /abcnews.al