Nis mbledhja e Komisioni të Posaçëm të Reformës Zgjedhore

schedule11:12 - 17 Qershor, 2022

schedule 11:12 - 17 Qershor, 2022

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore zhvillon ditën e sotme mbledhjen e parë. Mbledhja ka nisur në ambientet e Kryesisë së Kuvendiy.

Ky komision do të bashkëdrejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Mësohet se fokus të punës, komisioni do ketë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Si anëtar do të jetë edhe Oerd Bylykbashi, i cili ka qenë në tryezën politike një vit më parë, kur u bënë ndryshimet në kod.

Diskutime pritet që të ketë për rekomandimet e OSBE-ODIHR, por edhe për boshllëkun e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar herësin që u vendos në zgjedhjet e kaluara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!