Nis procesi i mbledhjes se dokumenteve për Lumnimin e At Anton Harapit. Letra e Konferences Ipeshkvnore u lexua fillimisht nga zëdhënesi i konferencës, Dom Mark Pashkja. Ndërsa Presidenti i Konferencës Peshkvnore Imzot Angelo Massafra u shpreh se mospërfshirja e At Anton Harapit në listën e 38 martirëve të Lumnuar ishte vendim i Vatikanit që me këtë listë të mos përfishen personat me një angazhim politik. Por tani jemi në momentin më të mirë dhe se kemi arritur të mbledhim të dhënat e nevojshme. Por edhe kerkesat e ndryshme të njerëzve gjithkund për përfishrjen e At Anton Harapit dhe hapjen e procesit të Lumnimit. Nga ana tjetër, Jozef Shiroka i afërm i Anton Harapit shprehet se e gëzon ky lajm, pasi At Anton Harapi i përket jo vetëm familjes por komunitetit Shkodran dhe më gjerë. Ne vitin 2016 Kisha Katolike pas shume vitesh hetime dhe mbledhje të dhënash shpalli Lumnimin e 38 martirëve të fesë./abcnews.al