Starton këtë të shtunë, “Forumi i Shoqërisë Civile – Tirana 2023”.
Forumi është një seri aktivitetesh që synon të nxisë dialogun dhe ndarjen e praktikave të mira, identifikimin dhe zhvillimin e rekomandimeve politike midis përfaqësuesve të shoqërisë civile, ekspertëve nga Ballkani Perëndimor dhe politik-bërësit, duke kontribuar në rritjen dhe forcimin e bashkëpunimin rajonal, nxitur reformat e lidhura me Bashkimin Evropian, si dhe ti japë një shtysë procesit të anëtarësimit Evropian të Ballkanit Perëndimor.
“Forumi i Shoqërisë Civile – Tirana 2023” organizohet si pjesë e Samitit të Procesit të Berlinit dhe do ti mbajë punimet e tij në 14 dhe 15 tetor 2023.
“Forumi i Shoqërisë Civile – Tirana 2023” po organizohet nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur – Ballkani Perëndimor (OSF-WB), i mandatuar nga Qeveria Shqiptare e cila drejton Presidencën e Procesit të Berlinit. Bashkëpunëtorë të OSF-WB në organizimin e forumit janë dhe Fondacioni Helenik për Politikat Evropiane dhe të Jashtme (ELIAMEP) dhe Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI).