Mbrëmjen e djeshme ndodhi një episod shumë i shëmtuar dhe i paprecedentë për futbollin e një prej 5 ligave më të forta në Europë. Në ndeshjen mes Marseille dhe Nice në stadiumin e kësaj të fundit, lojtarët miq u sulmuan në fushë nga një numër i madh ultrasish, të cilët ishin të pandalshëm edhe nga rojet e sigurisë.
Pas 10 minutash kaos, gjyqtari vendosi për ndërprerjen e ndeshjes dhe skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes. Pas 40 minutash, organizatorët e ndeshjes kërkuan rinisjen e ndeshjes nga minuta e 74-t.
https://streamable.com/f2c4fl
Marseille nuk pranoi të rinisë sfidën dhe në parim humbet tri pikët në tavolinë, por ende nuk është vendosur gjithçka sepse kjo ndeshje do ketë histori të gjatë, deri në CAS. Ndërkohë, ditën e sotme mediet franceze bëjnë me dije se prokuroria ka nisur një invenstigim në lidhje me këtë incident të rëndë.
Nga ana tjetër, kjo ndeshje risjell në skenë ndeshjen Serbi-Shqipëri, kur tifozët hynë në fushë dhe dhunuan lojtarët tanë. Në atë kohë, tri pikët i fitoi Shqipëria dhe të njëjtën gjë pretendon edhe Loïc Tregoures, gazetar në Francë. /abcnews.al
Petit rappel du précédent Serbie-Albanie suggéré par @footalitaire
EUFA donne 3-0 ?? mais retire 3 pts.
TAS inverse, 3-0 ET 3 pts ??. D'où suggestions:
– stade Nice suspendu
– 3-0 Marseille et 3 points
– sanctions individuelles
– IDS ++
Cc. @PierreR0ndeauhttps://t.co/jV6wGZ5gEZ— Loïc Tregoures (@LTregoures) August 23, 2021