Nis i qetë dimri i tretë i pandemisë, bien ndjeshëm rastet me Covid-19

schedule16:03 - 13 Dhjetor, 2022

schedule 16:03 - 13 Dhjetor, 2022

Nga Ajgena Korbi

Dimri i tretë i pandemisë ka nisur i qetë. Të infektuarit me koronavirus në Shqipëri gjatë dy javëve të fundit sipas Artan Simakut nga Instituti i Shëndetit Publik kanë zbritur në 5 raste për 100 mijë banorë. Mes të prekurve me Covid dominon mosha nga 45 në 70 vjeç.

Nuk po ndodh njësoj me gripin dhe virozat e stinës të cilat në këtë periudhë duke se kanë fituar terren ndaj koronavirusit. Instituti i Shëndetit Publik javën e fundit regjistroi rreth 10 mijë persona me infeksione në rrugët e frymëmarrjes. Megjithë këtë epidemiologu thotë se pandemia nuk ka mbaruar dhe bën thirrje sidomos të moshuarve për tu vaksinuar si për Covid dhe për gripin.

Në Shqipëri mbulesa vaksinale kundër Covid për grupet me risk si personel shëndetësor dhe të moshuar në qendrat rezidenciale sipas Ministrisë së Shëndetësisë është rreth 90% ndërsa për moshat mbi 60 vjeç është mbi 70%. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!