Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nis grumbullimi i qytetarëve në shesh: Blindohet kryeministria, forca të shumta policore përreth godinës

schedule19:03 - 7 Korrik, 2022

schedule 19:03 - 7 Korrik, 2022

Ndërsa pak çaste na ndajnë nga nisja e protestës së opozitës, kryeministria duket se është blinduar nga forca të shumta policore. Nga pamjet e sjella nga terreni nga gazetarja Xhensila Kodra, një numër i madh automjetesh dhe efektivësh mund të shihen përgjatë gjithë perimetrit të kryeministrisë.

Ndërkohë në Bulevard ka nisur prej orësh tashmë grumbullimi i njerëzve.

Kujtojmë se blindimi i kryeministrisë ka nisur që ditën e djeshme kur u hoq edhe kërpudha që ndodhet në oborrin e godinës. Kryeministri vetë nuk ndodhet sot në Tiranë pasi aktualisht është në qytetin e Vlorës ku inaugurohet Bypassi. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!