One Albania, kompania më e madhe e telekomunikacionit në Shqipëri mbështet edhe këtë vit, festivalin ndërkombëtar veror “Unum”, që zhvillohet nga data 6 deri më 11 qershor 2024, në Ranën e Hedhun, Shëngjin.
Kete te marte u mbajt konferenca hapëse e festivalit ku të pranishëm ishin përfaqësuesit më të lartë të One Albania si sponsor i përgjithshëm i festivalit.
Mbështetja e One Albania për këtë festival, tashmë të njohur ndërkombëtarisht, është një materializim i synimit të kompanisë për të promovuar Shqipërinë turistike dhe eksperiencat unike që vendi ynë ofron për turistët vendas dhe të huaj.
Në fjalën e tij përshëndetëse për Festivalin dhe të pasionuarit pas muzikës elektronike, Drejtori Ekzektutiv i One Albania theksoi vullnetin e kompanisë për të mbështetur nisma që lidhin teknologjinë, turizmin dhe kulturën si promotorët më të mirë të ekonomive lokale, në harmoni me mjedisin.
“Ky festival që synon promovimin e risive të reja, është gjithashtu një mundësi për të nxitur më shumë turistët të huaj. Ne jemi ofruesi më i madh i shërbimeve të komunikacionit në Shqipëri dhe jemi shumë krenarë për këtë. Mirëpo kjo shoqërohet edhe me përgjegjësinë për të sjellë edhe shërbimet me cilësi. Ne jemi shumë të përkushtuar për të ndihmuar edhe komunitetin, bizneset por edhe të gjithë vendin.”
Të pranishëm në konferencën hapëse ishin edhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu.
Në një aksion të kthyer tashmë në traditë, edhe këtë sezon One Albania përmes stafit të vet vullnetar u angazhua në pastrimin e plazhit, si një ftesë e hapur për të gjithë, për të mbajtur mjediset e përbashkëta sa më të pastra./abcnews.al