Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nis çmontimi i urës në Vanë të Delvinës, Prefekti i Qarkut Vlorë: Montimi i urës së re zgjat 20 ditë

schedule14:30 - 12 Dhjetor, 2022

schedule 14:30 - 12 Dhjetor, 2022

Forcat gjeniere kanë mbërritur sot në Vanë të Delvinës për të çmontuar urën e shembur prej 44 ditësh.

Prefekti i Qarkut Vlorë Flamur Mamaj pohon se ndërhyrja është e vonuar, por çmontimi i urës së shembur dhe montimi i urës së re sipas protokollit do të zgjas 20 ditë.



Kryetarja e bashkisë Majlinda Qilimi thotë se gjatë kësaj kohë do të jepet zgjidhje me urën provizore. Në rast intesifikimi të reshjeve të shiut banorët e fshatit do të detyrohen të kalojnë përmes një tjetër fshati.

Gjatë një muaji e gjysmë banorët e Vanës janë detyruar të kalojnë mes për mes lumit të Kalasës ose mbi urën e shembur, duke rrezikuar jetën dhe dukë shënuar incidente.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!