Me përfundimin e 90 minutave në sfidën ndaj Teutës, “demat e kuq” të Partizanit u shpallën kampion për të 17-ën herë të Kampionatit shqiptar të futbollit.
Pas festës së tifozave dhe lojtarëve në dhomat e ndeshjes, tashmë ka nisur dhe shpërndarja e medaljve për lojtarët dhe dorëzimi i trofeut të Abissnet Superiore, ku të pranishëm në stadium për të nderuar lojtarër janë Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku. /i.m /abcnews.al