Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Nis bisedimet me drejtuesit e klubit, Raul Gonzales drejt rikthimit në Gjermani

schedule08:38 - 16 Maj, 2021

schedule 08:38 - 16 Maj, 2021

Raul Gonzalez mund të kthehet në Gjermani, këtë herë si trajner, pasi kaloi disa vite te Schalke 04 si lojtar. Aktualisht ai është trajner i Real Madrid B dhe në fund të sezonit ka shumë mundësi të marrë një detyrë më prestigjioze.

Eintracht Frankfurt po kërkon prej kohësh një trajner dhe legjenda e Real Madrid është opsioni ku është përqendruar vëmendja më e madhe.

Marca raporton se Raul ka zhvilluar disa takime me drejtuesit e Eintracht Frankfurt dhe ata ja kanë bërë të qartë se duan ta kenë trajnerin e tyre. Në javët ardhshme pritet të kemi një vendim final, pas mbylljes së play-off me Real Madrid B. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!