Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nis aventura europiane për Prishtinën, kryeqytetasit luajnë gjysmëfinalen në Elbasan

schedule10:37 - 22 Qershor, 2021

schedule 10:37 - 22 Qershor, 2021

Prishtina mundi të kthehet te titulli kampion këtë sezon dhe u kualifikua në Champions League, ku do e nisë aventurën nga turneu paraeliminator, të cilin UEFA ka vendosur ta zhvilloje në Durrës dhe Elbasan.

Skuadra e Zekirija Ramadani luan sot gjysmëfinalen e miniturneut, ku sfidon Folgore nga San Marino. Ndeshja nis në orën 20:00 dhe luhet në “Elbasan Arena”. Kampionët e Kosovës janë favoritë absolutë në këtë sfidë.

Gjithçka vendoset në ndeshjen e sotme dhe në rast se Prishtina fiton ndaj miqve nga San Marino, do të ndeshet me fituesin e çiftit Havnar Boltfelag-Inter d’Escalades, që luajnë në të njëjtën orë në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!