Nipi terrorizoi Vjenën, flet gjyshi i shqiptarit: Mori veten në qafë

schedule20:22 - 3 Nëntor, 2020

schedule 20:22 - 3 Nëntor, 2020

Në sulmin e mbrëmshëm në Vjenë mbetën të vrarë 4 persona si dhe autori, Kujtim Fejzullahi, i cili është shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Gjyshi i tij thotë se ai nuk ka pasur kontakt me familjen e tij për gjashtë muaj. Madje thekson se Kujtimi ka shkuar çdo vit në Maqedoninë e Veriut së bashku me familjen e tij.

“Po, si jo! Çdo vjet me familjen. Kujtimi normal vinte në banesë te nëna dhe te baba, por banesën e ka pas të veten. E tash çka ka bërë atje në banesën e vet nuk e din askush” tha ai për Klan Maqedonia.

Në fund gjyshi i tij me kureshtje pyet për nipin se a është vrarë. “Domethënë Kujtimi është i vrarë ashtu? Informatat e para janë ashtu… I vrarë është a?! Çfarë të bëjmë, vetën e ka marrë në qafë”, tha ai.

Deri tani pesë persona kanë vdekur nga sulmi me kallashnikov që u krye në mbrëmjen e së hënës në Vjenë, përfshirë njërin nga sulmuesit./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!