Nimiç: “Marrëveshja e Prespës” ishte kulmi i karrierës sime

schedule15:27 / 23/05/2019

Në një intervistë për Deutsche Welle, diplomati amerikan Metju Nimiç konsideroi Marrëveshjen e Prespës si kulmin e karrierës së tij dhe për faktin që kjo e fundit ishte shënuar më shumë nga negociatat mes Shkupit dhe Athinës.

Diplomati amerikan Metju Nimiç në një bisedë me Deutsche Welle ka zbuluar se cili ka qenë motivimi për të qëndruar aq vite në kontestin shumëvjecar për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, cilët politikanë i kanë lënë më shumë përshtypje si dhe detaje tjera nga negociatat shumëvjeçare.

“Shpeshherë mendoj se nëse do të isha i mençur do ta shkruaja Marrëveshjen në gjuhën kineze, për shkak se kinezishtja është gjuhë zyrtare e OKB-së. Nëse do ta shkruanim marrëveshjen në kinezisht nuk do t`i kishim këto probleme. Askush në Greqi apo në Maqedoninë Veriore nuk do ta kuptonte përmbajtjen e saj”.

Metju Nimiç, sot pranon se vazhdimisht ka patur vështirësi me shfrytëzimin e emrit zyrtar “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”.

“Të gjithë mendonin se kjo është e lehtë. Ulemi në tavolinë e gjejmë një emër. Por, nuk ishte kështu. Familja ndonjëherë mendonte se jam i marrë për shkak se kaq kohë po merrem me këtë çështje. Por, kisha përkrahje të madhe”.

Gjatë 20 viteve, prej se u emërua si ndërmjetës i OKB-së për kontestin nga ana e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Kofi Anan, Nimiç kishte punuar për një dollar në vit. Një shumë simbolike, për të cilët thotë se ende nuk i ka marrë.  Ai ka vlerësuar se ish-Kryeministri Gruevski nuk ka qenë i gatshëm ta bëjë hapin e fundit.

“Kam patur shumë diskutime me Gruevskin. Kisha marrëdhënie të mira dhe kaloja shumë orë me të. Do të shkoja në shtëpinë e tij do të darkonim dhe bisedonim. E vlerësoja si shumë intelegjent. Kishte njohuri shumë të mira. Por, qëndrimet e tij dhe të ish-Presidentit Ivanov ishin të bllokuara në qasjen historike. Kjo për mua ishte një rrugë pa zgjidhje”.

Diplomati amerikan Nimiç në këtë bisedë për Deutche Welle ka treguar edhe detaje tjera të panjohura për opinionin, për takimet me politikanët në Maqedoni, për ushqimet e të tjera. /ABC news Albania 24/7

 

schedule15:27 / 23/05/2019