Nikolla takon anëtarët e Këshillit të Diasporës: Kontributi juaj i rëndësishëm për kombin

schedule17:36 - 19 Dhjetor, 2022

schedule 17:36 - 19 Dhjetor, 2022

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Kryetarin e Këshillit Koordinues të Diasporës, Mark Gjonaj, dhe anëtarët e Këshillit, Anila Smorgrav, Brikena Muharremi,  Rosario Petta dhe Lazim Destani.

Kryetari Mark Gjonaj dhe anëtarët e Këshillit e informuan Kryetaren Nikolla mbi veprimtarinë e Këshillit Koordinues të Diasporës për koordinimin e veprimtarisë së komuniteteve të emigrantëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe viset e tjera shqiptare si edhe bashkëpunimin e tyre me shtetin amë.

Përsa i përket bashkëpunimit me Qeverinë dhe institucionet shqiptare Gjonaj dhe anëtarët e Këshillit vunë në dukje bashkëpunimin në fushën e ekonomike, tërheqjen e investimeve nga Diaspora, bashkëpunimin në fushën e arsimit e shkencës si edhe realizimin e  të drejtës së votës së Diasporës nga vendet ku jetojnë.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, vlerësoi kontributin e Këshillit Koordinues të Diasporës në bashkëpunim me Shqipërinë si edhe kontributin e Diaspores si një faktor dhe burim për zhvillimin e vendit. Kapitalet financiare, sociale dhe humane të Diasporës shqiptare, të hershme dhe të re, janë një burim i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë. Diaspora përbën një pjesë vitale të shoqërive në vendet  pritëse, me kontribute të njohura e të vlerësuara në zhvillimin ekonomik, sistemet e mirëqenies dhe shkencën e kulturën në këto vende. Përsa i përket çështjes së të drejtës së votës së Diasporës, Kryetarja Nikolla vuri në dukje se Kuvendi pret zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të ndërmarrë hapat e nevojshmë ligjorë për garantimin e kësaj të drejte.  Njëkohësisht Kryetarja Nikolla ftoi dhe siguroi anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës për bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin dhe institucionet, jo vetëm për legjislacionin për votën, por edhe për aspekte të tjera të zhvillimit të vendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!