Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri në një postim në rrjetet sociale.
Peleshi shkruan se dje ka rezultuar pozitiv pas testit të kryer, ndërsa shton se ka simptoma të lehta dhe është karantinuar në banesë.
“Me gjithë kujdesin e treguar gjatë gjithë këtyre muajve, dje pas testit rezultova pozitiv me COVID-19.
Fatmirësisht kam simptoma të lehta dhe jam karantinuar në banesë nga ku po ushtroj në distancë detyrat”, shkruan Peleshi. g.v/abcnews.al