Niko Leka: Biznesi i vogël do të hyjë gradualisht në sistemin e taksimit, ja arsyeja

schedule14:49 - 8 Maj, 2023

schedule 14:49 - 8 Maj, 2023

Drejtori i politikave fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera deklaroi se biznesi i vogël, do të hyjë gradualisht në sistemin e taksimit.

Në një intervistë për ABC News, Lera u shpreh se përjashtimet nga tatimi nuk mund të vazhdojnë përjetësisht.

Sipas tij, biznesi i vogël, ashtu sikurse biznesi i madh dhe aktivitetet e tjera, përfiton shërbime publike, ndaj dhe nuk mund të ketë gjithmonë përjashtim të taksave për këtë kategori.

“Përjashtimet nga tatimi nuk mund të vazhdojnë përjetësisht. Ashtu sikur bizneset e mëdha, ashtu sikurse punëmarrësit që paguajnë taksim progresiv 13% dhe 23%, si kompanitë që paguajnë tatim 15% plus 8% divident, edhe bizneset e vogla, që nuk janë pak, por 90 mijë, marrin shërbime publike, përfitojnë nga shërbimet që ofron shteti, përfiton nga buxheti i shtetit. Nuk mund të ketë përjetësisht nga taksat, përjashtim nga tatimet. Ne kemi gjykuar dhe kemi propozuar, që gradualisht, edhe biznesi i vogël do të fillojë të hyjë në sistemin e taksimit.

Kemi propozuar dhe ligji është miratuar dhe grupi i parë që mund të kontribuojnë në buxhetin e shtetit, të jenë të vetëpunësuarit, shërbimet. Të vetëpunësuarit krijojnë të ardhura më të larta se kategoritë e tjera. Edhe me skemën e miratuar në ligj, tatimi do të jetë sa 50% për të njëjtin nivel të ardhurash, e tatimit që paguajnë të punësuarit. Përsëri, bizsnesi i vogël është i favorizuar në skemat e taksimit që janë të miratuara”, theksoi ai./abcnews.al