Me datë 3 nëntor mori fund aventura e Niko Kovac me Bayern Munchen. Drejtuesit e klubit bavarez ndryshuan trajner, ndërsa kroati po shijon pushimet. Emri i tij është përfolur për pankinën e Everton.
Humbja në derbin përballë Liverpool qëlloi fatale për Marco Silvën dhe Everton e shkarkoi trajnerin portugez. Emri i Kovac u përfol për pankinën e Everton sipas mediave të ndryshme.
Sot ishte ndeshja me Chelsea dhe ish-trajneri i Bayern ishte i pranishëm në stadium. Everton fitoi 3-1 përballë ekipit të Lampard dhe Kovac doli “blof”. Skocezi Ferguson është emëruar trajneri i përkohshëm dhe e nis mbarë aventurë e tij në stolin e Everton.
Meanwhile, in Liverpool, former Bayern Munich coach Niko Kovac is working on improving his Groundhopper app stats by attending a game at Goodison Park.
That’s the real reason he’s at the Everton-Chelsea game for, isn’t it?
— DW Sports (@dw_sports) December 7, 2019