Kompania e njohur, Nike u ka dhënë punonjësve në korporatën e saj një javë pushim këtë muaj.
Sipas CBS News, kompania vendosi për një veprim të tillë në mënyrë që të lehtësojë stresin punonjësit.
Lajmin e dha në LinkedIn menaxheri i marketingut global i Nike, Matt Marrazzo.
“Ne dërgojmë një mesazh të qartë: Merrni kohë për t’u çlodhur, për t’u marrë me stresin e akumuluar dhe për të kaluar kohë me të dashurit. Mos punoni.
Në raste si këto, jam shumë mirënjohëse që jam pjesë e këtij ekipi. Në një vit (ose dy) që është kaq i ndryshëm nga të gjithë të tjerët, marrja e kohës për të pushuar dhe shëruar është çelësi për ruajtjen e shëndetit mendor, por edhe më efektiv punë.
Nuk është vetëm një javë pushim, është një mirënjohje që ne mund të vendosim shëndetin mendor në radhë të parë dhe ende të bëjmë punën tonë”, ka shkruar Marrazzo.
Nike nuk është kompania e parë që bën një veprim të tillë. Më parë, ishte kompania Bumble, e cila u dha 700 punonjësve të saj një javë pushim./abcnews.al