Nike krijon atlete për personat pa duar dhe ata me nevoja të veçanta

schedule10:24 - 6 Shkurt, 2021

schedule 10:24 - 6 Shkurt, 2021

Marka e njohur e atleteve, Nike, ka krijuar këpucë për personat pa duar dhe ata me nevoja të veçanta. Ajo zbuloi modelin e ri të hënën, të quajtur Nike GO FlyEase dhe mori vlerësime të mëdha në internet.

Sipas Nike News, dizajni i ri lejon që këmba të futet lehtë brenda atletes, pa pasur nevojë për t’u përkulur. Ndërsa këmba rrëshqet dhe shtypet poshtë në thembër, pastaj këpuca fiksohet.

Lehtësia e veshjes do të ishte tërheqëse për këdo, por janë ata persona me aftësi të kufizuar që do të përfitojnë më shumë nga ky model.

Atletet pritet të dalin në shitje më 15 shkurt, me një çmim prej 120 dollarësh./abcnews.al