Nihat Xhaferraj nga Vlora i shpëton për herë të dytë atentatit, pse fshihej në shtëpinë e tezes

schedule15:41 - 1 Gusht, 2020

schedule 15:41 - 1 Gusht, 2020

Një atentat i mirëfilltë ka ndodhur pak pas mesnatë në Fier.

50-vjeçari Nihat Xhaferraj nga Vlora është plagosur në krah me armë brenda banesës së tezes së tij në lagjen “Mbrostar Ferko” duke i shpëtuar për herë të dytë atentati.

Fillimisht u dërgua në spitalin e Fierit dhe më pas në atë të traumës në kryeqytet.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime pranë të afrëmve të të plagosurit tregojnë për ABC News se ai ishte fshehur prej kohësh në shtëpinë e tezes dhe për vendndodhjen kishte njoftuar dhe policinë e Vlorës.

Këtyre të fundit siç thonë të afërmit e tij jashtë kamerës ju kishte kërkuar mbrojtje të posaçme por zyrtarisht nuk I është dhënë.

Në 2011 atij i është bërë një tjetër atentat në Selenicë të Vlorës. Policia aso kohe arrestoi nipin e familjes Llanaj, Altin Aliaj por gjykata e liroi për mungesë provash.

Ndërsa të atin Gjysho Xaferraj e kanë vrarë në 1998 dhe u akuzua Baftjar Llanaj po nuk u shpall fajtor dhe u ekzekutua dy vite më pas. Në 2012 Nihat Xhaferrajt i vranë dhe të vëllanë, Nuren. Po e kjo vrasje si të gjitha kanë mbetur pa autor.

Ndaj 50-vjeçari prej frikës së hasmërive me fisin Llanaj fshihej në banesën e tezes së tij. Por persona ende të paidentifikuar zbuluan vendstrehimin e tij. Ata kanë hyrë në oborrin e banesë përdhese dhe kanë shtënë me armë përmes dritares.

Pasi kanë kryer atentatin ndaj 50 vjeçarit autorët dyshohet se janë larguar nëpërmjet këtyre rrugëve dytësore që lidhin Mbrostar-Ferko me Lagjen Afrimi.

Prej aty janë drejtuar përmes rrugëve rurale drejt Levanit, ku dhe kanë djegur automjetin për të mbuluar gjurmët.

Mjeti që dyshohet se kanë përdorur autorët është i tipit “Benz”.

Atentatorët kanë përfituar nga errësira pasi këto rrugë janë të pa ndriçuar dhe deri tani nuk kanë lënë asnjë shenjë.

Policia e Fierit nuk ka dhënë shumë hollësi për arsye hetimi, ndërsa familja e tezes së tij ndihet e kërcënuar. Jashtë kameras kanë thënë se duhet të mbrohen, pasi hasmi i Xhaferrajt di se ku banojnë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!