Nigeriani mashtroi biznesmenin, i mori shqiptarit 25 mijë euro përmes porosisë në e-mail

schedule15:17 - 9 Qershor, 2023

schedule 15:17 - 9 Qershor, 2023

Një shtetas Nigerian është shpallur në kërkim me urdhër të prokurorisë së Tiranës pasi akuzohet se i mori 25 mijë euro nëpërmjet mashtrimit një biznesmeni shqiptar.

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Sabastian Victor Negbenedor, nga Nigeria, me banim në Dublin të Irlandës me akuzën e mashtrimit kompjuterik.

Sipas prokurorisë, më 20 tetor të vitit 2020 në policinë e Tiranës është paraqitur shtetasi Erges Baxha, që rezulton se importon detergjente kryesisht nga Italia.

Ai ka denoncuar se si ishte mashtruar nëpërmjet e-maileve teksa ka bërë një pagesë prej 25 mijhë euro por në këmbim nuk ka marrë mallin e porositur. Gjatë aktivitetit të tij ndër vite ai komunikonte me palën italiane nëpërmjet e-mailit me qendër në Bolonja, ku dhe bënte transferta për mallin që merrte.

Por në muajin 7 gusht të vitit 2020, nëpërmjte një e-mail të mbërritur në adresën e tij i kërkohej të dërgonte shumën prej 25.000 euro në llogari të kompanisë po tashmë jo në Itali po në Gjermani, mesazh ky i dërguar nga nigeriani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!