Nigeri, piratët rrëmbejnë 12 marinarë të një anijeje zvicerane

schedule23:34 - 22 Shtator, 2018

schedule 23:34 - 22 Shtator, 2018

12 anëtarët e ekuipazhit të një anijeje tregtare zvicerane janë marrë peng nga piratët teksa lundronin në ujërat e Nigerisë. Anija po transportonte grurë dhe po udhëtonte në jug-perëndim të kryeqytetit Lagos kur është sulmuar nga priatët, që kanë rrëmbyer 12 nga 19 anëtarë ekuipazhi në total.

Sipas autoriteteve zvicerane, sulmi ka ndodhur kur mjeti lundrues ndodhej rreth 45 milje detare në perëndim të ishullit Boni. Ministria e Jashtme e vendit ka deklaruar se asnjë nga marinarët nuk ka nënshtetësi zvicerane. Ndërkohë, marina nigeriane ka deklaruar se me të marrë vesh lajmin ka nisur hetimet.

Pengmarrja me qëllim fitimi është një problem akut në disa zona të Nigerisë. Një numër i lartë të huajsh janë rrëmbyer në vitet e fundit, kryesisht në pjesën jugore të lumit Niger, që është dhe burimi kryesor i naftës, jetike për ekonominë më të madhe të vendeve të Afrikës perëndimore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!