Nigeri, persona të armatosur rrëmbejnë besimtarët nga një kishë

schedule22:30 - 8 Maj, 2023

schedule 22:30 - 8 Maj, 2023

Persona të armatosur sulmuan një kishë baptiste në shtetin Kaduna në Nigerinë veriperëndimore të dielën dhe rrëmbyen 40 besimtarë, nga të cilët 15 arritën të shpëtonin, tha sot një zyrtar fetar.

“25 persona ende mbahen rob,” tha pastori Joseph Hayab për sulmin ndaj kishës në qytetin e Chikun. Një zëdhënës i policisë në shtetin Kaduna konfirmoi sulmin, por nuk pranoi të jepte një numër specifik të të rrëmbyerve.

Në Nigeri, bandat shpesh përfshihen në rrëmbime për shpërblim, kryesisht në pjesën veriperëndimore dhe qendrore të vendit. Pengët po mbahen në kampe të improvizuara në zona të mëdha pyjore, ndërsa persona të armatosur negociojnë një shpërblim për lirimin e tyre.

Muajin e kaluar, 33 persona u vranë nga persona të armatosur në një fshat në shtetin Kaduna mes përleshjeve midis barinjve dhe fermerëve për burimet ujore dhe kullotat në zonë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!