Të paktën 11 besimtarë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një burrë sulmoi një xhami në shtetin verior Kano të Nigerisë, raporton BBC. Autori dyshohet se spërkati xhaminë me benzinë dhe mbylli dyert e saj para se t’i vinte flakën, duke bllokuar rreth 40 besimtarë që ndodheshin brenda ndërtesës.
Policia thotë se ka arrestuar të dyshuarin 38-vjeçar. Sulmi u shkaktua nga një mosmarrëveshje familjare për ndarjen e trashëgimisë. Incidenti ndodhi kur njerëzit po ndiqnin lutjet e mëngjesit të mërkurën në zonën Gezaëa të shtetit Kano. Pasi panë flakët, fqinjët nxituan për të ndihmuar të bllokuarit brenda.
Policia tha se i dyshuari rrëfeu se veprimet e tij ishin pjesë e një mosmarrëveshjeje mbi trashëgiminë, duke pretenduar se ai kishte në shënjestër disa anëtarë të familjes që ishin brenda xhamisë.
“Ajo që ndodhi nuk lidhet me ndonjë akt terrorizmi, përkundrazi ishte një përleshje që u ngrit si rezultat i shpërndarjes së trashëgimisë,” u tha gazetarëve Umar Sanda, një shef i policisë lokale, pasi vizitoi vendin e ngjarjes. “I dyshuari është aktualisht me ne dhe po jep informacione të dobishme”, shtoi Sandahe./abcnews.al