303 nxënës dhe 12 mësues janë rrëmbyer nga persona të armatosur gjatë një sulmi në një shkollë katolike në Nigeri, shtet afrikan që shpesh është përballur me raste të rrëmbimit të nxënësve nga grupe të ndryshme militante.
Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për rrëmbimet ndërsa autoritetet kanë njoftuar se për gjurmimin dhe shpëtimin e fëmijëve janë angazhuar skuadra taktike.
Nigeria është përballur me një valë të re sulmesh nga grupe të armatosura ditët e fundit.
Të hënën, si pasojë e njërit prej këtyre sulmeve janë rrëmbyer edhe më se 20 nxënëse, që i kanë vijuar mësimet në një shkollë myslimane në shtetin fqinj, Kebbi.

