Nico Williams është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. 21-vjeçari i Athletic Bilbaos zhvilloi një sezon tejet pozitiv në LaLiga duke qenë se shënoi tetë gola dhe dhuroi 17 asistë për skuadrën baske ndërsa kontribuoi për triumfin në Kupën e Mbretit.
Kështu, Barcelona është një nga klubet më të interesuara për shërbimet e Williams. Megjithatë, në këtë moment, sulmuesi “injoron” edhe katalanasit duke u shprehur se po mendon vetëm për Europianin me Spanjën.
“Nuk preferoj të komentoj atë që publikohet në media. E di që emri im përmendet shumë, por unë jam i fokusuar te Europiani. E di që me prezencat e mia në fushë mund të bëhem idhulli i shumë të rinjve dhe jam i fokusuar vetëm te kombëtarja për momentin”, u shpreh Williams./ h.ll/abcnews.al