Ngrohja globale, paralajmëron OKB-ja: Do ketë ndikim negativ në furnizimin me ushqime

schedule14:50 - 13 Gusht, 2023

schedule 14:50 - 13 Gusht, 2023

Ngrohja globale ka të ngjarë të ketë një ndikim negativ në furnizimin me ushqim në botë, paralajmëroi presidenti i Konferencës së OKB-së për Shkretëtirëzimin, Alain-Richard Donvay, duke shtuar se mungesa e ujit është bërë një kërcënim për bujqësinë më shpejt se sa pritej.

Bota ka të ngjarë të përballet me një ndërprerje të madhe në furnizimet me ushqime shumë kohë përpara se temperaturat të rriten me 1.5 gradë Celsius, paralajmëroi Donvay.

Ai vuri në dukje se efektet e krizës klimatike janë të kombinuara me mungesën e ujit dhe praktikat e këqija bujqësore, të cilat kërcënojnë bujqësinë globalisht, raporton Guardian.

Donvay, një ish-ministër i mbrojtjes, i cili kryesoi samitin e vitit të kaluar të OKB-së për shkretëtirëzimin, tha se efektet e thatësirës po zhvillohen më shpejt se sa pritej.

“Ndryshimi i klimës është një pandemi që ne duhet ta luftojmë shpejt. Shikoni se sa shpejt po shkon degradimi i klimës – mendoj se po shkon edhe më shpejt nga sa parashikuam”, tha ai.

Problemet e rritjes së temperaturave, valët e të nxehtit, thatësirat dhe përmbytjet më intensive kërcënojnë sigurinë ushqimore në shumë rajone të botës, paralajmëroi Donvay.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!