Bill Gates, themeluesi i Microsoft dhe filantropi i klimës, tha se ka hequr dorë nga qëllimi për të mos lejuar rritjen e temperaturës globale me 1.5C, pasi sipas tij një gjë e tillë nuk ka gjasa të ndodhë.
Sipas shkencëtarëve, bota duhe të shmangë rritjen e temperaturave mesatare globale me 1.5C në krahasim me periudhën para-industriale për të shmangur ndikimet më të këqija të ndryshimeve klimatike.
Por, duke folur për BBC, Gates tha se përmes veprimeve të qeverive, skenarët ekstreme të një rritjeje prej 4 gradë Celcius janë shmangur. Deklarata e Gates vjen pavarësisht se OKB-ja tha se ekziston mundësia që bota të reduktojë emetimet për të parandaluar rritjen e temperaturës mbi 1.5C.
Filantropisti tha gjithashtu se mund të jetë tepër vonë për të arritur këtë prag vendimtar, të përcaktuar në Marrëveshjen e Parisit në 2015.