Ngriu llogaritë bankare të Finlandës, Kremlini: Përgjigje ndaj veprimeve armiqësore të Perëndimit

schedule14:24 - 18 Maj, 2023

schedule 14:24 - 18 Maj, 2023

Kremlini tha sot se vendimi për të ngrirë llogaritë bankare të ambasadës dhe konsullatës së Finlandës në Rusi ishte në përgjigje të veprimeve jomiqësore të Perëndimit, duke përfshirë Finlandën.

Zyrtarët nga Finlanda dhe Danimarka thanë ditën e djeshme se llogaritë bankare të misioneve diplomatike të të dy vendeve në Rusi ishin ngrirë, duke bërë që ambasadat e tyre të bënin pagesa në para.

Finlanda, e cila kufizohet me Rusinë, u bashkua zyrtarisht me NATO-n më 4 prill, në një ndryshim historik politik që erdhi si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës, të cilin Moska e përshkruan si një “operacion special ushtarak”.

Që atëherë, ambasadat ruse në të gjithë Europën kanë përjetuar probleme me llogaritë e tyre bankare dhe në disa raste janë sekuestruar fonde për të ndëshkuar Moskën për veprimet e saj në Ukrainë.

“Nuk është një nismë nga pala ruse. Ne po reagojmë ndaj një situate të krijuar nga autoritetet e shumë vendeve të Perëndimit, përfshirë, për fat të keq, Finlandën”,  tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskove, duke komentuar ngrirjen e llogarive bankare të misioneve diplomatike finlandeze në Rusi.

Peskov tha se Rusia nuk i lë kurrë pa përgjigje “veprimet jomiqësore”, siç i përshkroi ai.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!