Ngritja e Komitetit për Arsimin e Lartë, Kushi: Ata mund të ndryshojnë ligjin nëse sjellin argumente

schedule21:30 - 27 Maj, 2021

schedule 21:30 - 27 Maj, 2021

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, mbrëmjen e sotme ka qenë e ftuar në emisionin “Log.” në ABC, ku ka folur rreth Arsimit të Lartë.

Kushi është ndalur tek nisma e qeverisë për konsultimi me rektorët e universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë dhe krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë. Ministrja e Arsimit është shprehur se do të jetë pikërisht ky Komitet që do të ngrihet që do të vendos për ligjin e Arsimit të Lartë.

Kushi ka shtuar se nëse Komiteti do të sjellë argumente, Ligji për Arsimin e Lartë mund të ndryshojë.

“Ndryshimi i ligjit të arsimit të lartë nuk është qëllim. Por nëse ky komitet vjen me argumenta të duhura dhe me arsye pse ligji mund të ketë probleme edhe mund të ndryshojë. Ne jemi të gatshëm që jo vetëm VKM por pse jo edhe ligjin mund ta ndryshojmë. Por të ketë bindje pse duhet ndryshuar. Ligji është. Profesori Artan Hoxha është një nga hartuesit dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm për ligjin. Nuk kemi qëllim të ndryshojmë ligjin por nëse për vizionin dhe objektivat për Arsimin e Lartë që të hapim dyert për programe të Universiteteve të haja” tha Kushi.

“Strategjia 2021-2026 që shkon në të njëjtën linjë. Është artikuluar shpesh. Për arsimin është futja e anglishtes që në klasën e parë. Nxënësit që në klasën e parë do kenë në kurrikula anglishten dhe kemi bërë një analizë. Që këtë vit fillon. Kudo, klasa e parë do futet anglishtja me detyrim. Në klasën e 6 do të jetë një gjuhë e dytë. Arsimi Lartë, vizioni që kemi është gjithëpërfshirës. Nënkuptojmë arsim të barabartë për të gjithë. “ tha Kushi më tej. /acbnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!