Ngriti në këmbë policinë/ Tiranë, arrestohet 42-vjeçari, përplasi disa automjete policie që po e ndiqnin

schedule12:10 - 23 Maj, 2025

schedule 12:10 - 23 Maj, 2025

Një 42-vjeçar me probleme të shëndetit mendor ngriti në këmbë policinë në Tiranë.

Aksioni për kapjen e tij nisi në zonën e njohur si “Medreseja” ku me një Land Rover përplasi disa automjete policie që ishin vënë në ndjekje të tij, si dhe rrezikoi jetën e shumë qytetarëve të tjerë.

Mësohet se i ndaluari nga policia është Enis Vrapi. Brenda mjetit policia i gjeti edhe një armë lodër.

10 ditë më parë ai është ndaluar sërish nga policia dhe ishte shtruar në Spitalin Psikiatrik, por nuk dihen rrethanat e daljes së tij prej andej.

Ai ka qenë i shtruar për disa ditë në spitalin psikiatrik, pasi dy javë më parë ka qëlluar me pistoletë manovër në shtëpi dhe një ngjarje e denoncuar nga banorët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!