Ngriti grupin e tij dhe doli nga “unaza”, gazeta greke zbulon shkakun e ekzekutimit të shqiptarit në Athinë

schedule11:48 - 1 Qershor, 2021

schedule 11:48 - 1 Qershor, 2021

32-vjeçari me origjinë nga Shqipëria, i ekzekutuar dy ditë më parë në Athinë duket të jetë viktima e radhës së luftës për kontroll të territorit mes bandave shqiptare siç raporton “Kathimerini”. Gazeta greke i referohet burimeve nga policia teksa raporton se kjo është hera e katërt që tentohej vrasja e 32-vjeçarit nga anëtarë të një bande shqiptarësh pas tre tentativave të mëparshme të pasukseseshme.

Lexo edhe: Ekzekutimi i shqiptarit, grekët: Roli i Milit dhe Dorianit, Landi u përdor si “karrem” në atentat

Policia ka dyshime të forta se shqiptari kishte dalë nga “unaza” e grupeve që merren me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në Athinë dhe kishte krijuar grupin e tij, gjë që ish-shokët e djeshëm nuk ia falën duke e dënuar me vdekje, plan i cili u realizua dy ditë më parë në Athinë, raporton abcnews.al.

Lexo edhe: 8 plumba në kokë e trup, dëshmitari përshkruan autorin që vrau shqiptarin: E qëlloi nga jashtë

Shqiptari ishte tentuar të vritej edhe në shkurt të këtij viti në një stacion autobusi në Larisa, duke marrë vetëm plagë në trup, ndërsa policia arrestoi disa shqiptarë dhe një grek si të dyshuar për atentatin.

Më herët, ndaj tij ishte tentuar edhe në vitin 2019 si edhe një herë tjetër më herët në vitin 2009, por pa rezultatin e pritshëm për porositësit.

Shqiptari e priste atentatin e radhës prandaj edhe sipas policisë lëvizte me një jelek anti-plumb, por që nuk mund ta mbronte nga tetë plumbat e lëshuara nga një person me kapele dhe maskë kirurgjikale që iu afrua në lokalin ku po pinte kafe.

Lufta e përgjakshme mes bandave, disa nga krimet ku ishte përfshirë shqiptari sipas policisë greke:
Vrasje e trefishtë në Kolonos në vitin 2007
Vrasje e dyfishtë në Athinë në 2007
Vrasje në 2008 në Keratsini
Vrasje në një kafene në Keratsini në vitin 2008
Vrasje në vitin 2008, trupi u gjet në një zonë pyjore
Vrasje në vitin 2008 në Athinë
Vrasje e trefishtë në një kafene në 2008 në Agios Panteleimon
10 raste vrasjesh të mbetura në tentativë /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!