“Ngrirja” e kontratave për HEC-et, reagon Konfindustria

schedule12:01 - 3 Shkurt, 2019

schedule 12:01 - 3 Shkurt, 2019

Vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për të ngrirë në grup dhe në mënyrë të njëanshme të gjitha kontratat koncesionare jo operative, sipas Konfindustrisë nuk i jep zgjidhje problematikave. Konfindustria nëpërmjet një njoftimi për shtyp thekson se ngrirja e kontratave për HEC-et, mund të prodhojë pasoja të rënda financiare për biznesin, buxhetin e shtetit, korrupsion si dhe rritje të pasigurisë së investitorëve.

Konfindustria më tej thotë se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë duhet të sqaroje sa më shpejt, se cfarë përfshin koncepti ligjor i kontratave “jo operative” dhe cfarë do ndodhë me operatorët e tjerë të ndërtimit të HEC-eve.

Ka pasur mjaft raste të ngjashme të ndëshkimeve të rënda financiare prej dhjetra milion euro ndaj shtetit shqiptar në arbitrazhe ndërkombëtare si CEZ, projekti i trenit Durrës-Tiranë që flasin qartë për rrezikun, deklaron Konfindustria.

Në njoftimin për shtyp të Konfindustrisë thuhet se në rast të shkeljeve ligjore të kontratave, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të ndjekë procedurat përkatëse për të zgjidhur në rrugë gjyqësore mosmarrëvëshjet me secilin biznes koncesionar në mënyrë individuale e jo në grup./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!